Greqi- Me një shumicë të gjerë prej 176 deputetësh u votua të enjten mbrëma në seancën plenare të Kuvendit, projektligji për martesën civile të çifteve të të njëjtit seks.
Projektligji që rikthen barazinë mes çifteve heteroseksuale dhe atyre të të njëjtit seks në martesat civile u mbështet nga grupet parlamentare të Demokracisë së Re, SYRIZA, PASOK, e Majta e re dhe Lëvizja Liri , ndërsa kundër votuan KKE, Spartanët dhe Zgjidhja Helenike.
Projektligji mori 176 “pro”, 76 “kundër” dhe 2 “abstenim”, ndërsa mungonin 46 deputetë.
“Jemi këtu për të përballuar me përgjegjësi një pabarazi sociale”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis në fillim të fjalës së tij në Kuvend dhe vijoi me argumentet e tij për projektligjin për martesën dhe birësimin nga çiftet e të njëjtit seks.



