Avokati Ervin Karanxha, kërkon hetim të thelluar për rekrutimin në administratë pas dëshmisë së zëvendës drejtorit të AKSHI-t Daniel Shima, i cili ka akuzuar drejtpërdrejtë eproren Mirlinda Karçanaj se ajo urdhëronte që tenderat të fitoheshin nga kompanitë e Ermal Beqirit.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se Daniel Shima ka qenë shofer dhe rasti tregon se në administratë rekrutimet bëhen në mungesë të kritereve ligjore, për të qenë ushtarë të shefit.
Ai shtoi më tej se këta persona kanë ndikuar dhe te procesi i vetingut, duke shtuar dhe hequr prona, në mënyrë që të ndihmojnë një person të gjyqësorit, për ta pasur më tej në shërbim të tyre.
Kjo dëshmi tregon se kemi të bëjmë me një ngjarje akoma më të rëndë nga sa duket. Jo vetëm tenderat, por mënyra e funksionimit të një organi të administratës publike, që funksionon rreth gjithë personave të administratës. Shima ka qenë shofer.
Në administratë futen në mungesë të kritereve ligjore, futen që të jenë ushtarë të shefit. Që të rekrutimi i administratës shtetërore duhet të fillojë hetimi, si janë rekrutuar, si janë përcaktuar tenderat dhe fondi limit. Daniel Shima ka pasur një komunikim me të fejuarën e vetë dhe ka thënë se më kanë marrë peng te tuneli i Elbasanit. Më pas ndryshoi thënie dhe tha se pata një konflikt.
Nga çfarë ka dalë tregon se këta persona kanë ndikuar dhe te vetingu, kanë shtuar dhe hequr pronat. Nga kaq sa ka folur Danuiel Shima, duhet të hetohen të gjithë rekrutimet në punë. Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal që si të futësh paratë e shtetit në xhep.
Duhen verifikuar të gjitha të dhënat që ASHK ka dhënë në mënyrë elektronike, se i kanë dëmtuar. Përveçse kanë dëmtuar interesat e shtetit, kanë ndërhyrë dhe në drejtësi, për të ndihmuar një person. Nuk mund të themi shkelje të barazisë në tendera, kur tendera nuk ka fare. Mund të jenë fiktivisht, bën letra kot.
Përcaktimi i kompanisë, rritja e fondit limit, kalimi i të ardhurave dhe njohja e personit, duhen parë të gjitha lëvizjet financiare. Se në momentin që përfitohet nga buxheti i shtetit, këtu nuk bëhet fjalë për çështje tenderi. Kemi të bëjmë me Kadastrën.
Tenderi i Kadastrës është shumë i rëndësishëm se disponon pronat e gjithë shqiptarëve, pronat e bregdetit. Nuk bëhet fjalë për shkelje të barazisë në tender, por me këtë tender ku kanë shkuar të dhënat e shqiptarëve. Aty është tamam han pa porta.



