
Presidenti turk ngre tonet dhe thekson se "nuk bën kompromis" me Greqinë. Rexhep Tajip Erdogan foli sot gjatë një ceremonie përkujtimore në Malazgirt. "Turqia është e vendosur të bëjë gjithçka që duhet për t'i njohur të drejtat e saj në Egje, Detin e Zi dhe Mesdheun", tha ai.
"Ne nuk pranojmë kompromise se çfarë janë tonat", vijoi presidenti turk, "dhe ne nuk do të bëjmë lëshime". Duke shtuar se nëse Greqia bën gabime dhe se "ky do të jetë fundi i saj".
"Në Mesdheun Lindor ata po luajnë me zjarrin. Çdo shkëndijë mund të çojë në katastrofë", tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, i cili zhvilloi dje takime me ministrat e Jashtëm të të dy vendeve në kuadër të një udhëtimi diplomatik për ndërmjetësim. "Ajo që na duhet menjëherë është një shenjë relaksimi dhe gatishmëri për dialog", shtoi ai.



