7 viktima nga stuhitë në Europë/ Greqia lufton me dhjetëra vatra zjarri

7 viktima nga stuhitë në Europë/ Greqia lufton me dhjetëra vatra zjarri

Shtatë persona humbën jetën si pasojë e stuhive që përfshinë Italinë, Zvicrën dhe Francën këtë fundjavë.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Reshjet masive të shiut shkaktuan një sërë përmbytjesh dhe rrëshqitje dherash në veri të Italisë. Emergjencat raportuan për 80 operacione shpëtimi në Piemonte dhe në Luginen Aosta ku rreth 1300 banorë mbeten të bllokuar prej orësh.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe për pasoje përmbytjet masive përfshinë edhe Zvicrën juglindore në të cilën u regjistruan tre viktima.

Si pasojë e një moti të tillë qindra persona u evakuuan dhe dhjetëra rrugë u mbyllën. Ndër zonat më problematike paraqitet ajo e Valais në kufi me Italinë.

Ndërkohë përmbytje masive përfshinë edhe rajonin verilindor të Francës ku katër persona humbën jetën.

Ndryshe nga këto tre shtete paraqitet situata n2 Greqi e cila po digjet nga dhjetëra vatra zjarri.

Forcat zjarrfikëse pasi luftuan në fundjavë me flakët pranë Athinës këtë të hënë bëjnë të ditur se situata është nën kontroll. Ndërsa përpjekjet për shuarjen e zjarreve vijojnë në Kios.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Civile rrezik për zjarre të kategorisë së katërt paraqitet në zonën e Atikes, Peloponezit, Kretës si dhe Egjeut Verior dhe Jugor.

Këtë periudhe Europa po përballet me një mot tërësisht në kontrast pasi një pjese e kontinentit po vuan përmbytjet dhe reshjet masive të shiut dhe një pjesë tjetër temperatura ekstremisht të larta dhe zjarre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy