Kishin dalë për peshkim, humbin jetën 4 fëmijë, deklarohet i zhdukur një burrë në Kanada

Kishin dalë për peshkim, humbin jetën 4 fëmijë, deklarohet i zhdukur një burrë në Kanada

Një dalje me varkë për peshkim përfundoi në tragjedi të shtunën me pasojë vdekjen e katër fëmijëve në një fshat në verilindje të Quebec në Kanada.

Policia deklaroi se është ende në kërkim të një 30-vjeçari të zhdukur, i cili ishte pjesë e grupit të peshkimit dhe që nuk po gjendet. Trupat e katër fëmijëve të gjithë të mitur mbi 10 vjeç, u gjetën në bregun e lumit disa orë pasi autoritetet morën një telefonatë urgjente për një grup të rrëmbyer nga batica pranë Portneuf-sur-Mer, rreth 550 kilometra në verilindje të Montrealit.

Ata ishin pjesë e një grupi prej 11 vetash që po peshkonin afër bregut për kapelina, kur batica i kapi në befasi.

Kapelina, një peshk i argjendtë, është një specie foragjere e konsumuar nga shumë kafshë detare.

Ky peshk shpesh kapet natën, kështu që njerëzit ndezin një zjarr në breg dhe presin.

Gjashtë persona u shpëtuan nga uji, por pesë të tjerë u raportuan të zhdukur, katër viktimat dhe 30-vjeçari i zhdukur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy