
Merita Boka, eksperte për menaxhimin e financave vendore deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se projektligji me anë të cilit bashkitë duhet të përdorin 30% të buxhetit të vitit paraardhës për të paguar borxhet është deri diku me vend pasi ka institucione që trashëgojnë 1 miliard lekë të pashpenzuara dhe me të njëjtën shifër borxhin, megjithatë mund të thuhet se gjendemi përballë një situate ku cenohet autonomia.
Gjendemi me një stok detyrimesh prej 5.9 miliardë lekësh, stok i madh krahasur me borxhin afatgjatë që bashkitë kanë. Marrja e një mase të tillë është me vend deri diku se kemi bashki që trashëgojnë 1 miliardë lekë të pashpenzuara në fund të vitit dhe kanë 1 miliard lekë detyrime të prapambetura.
Është një iniciativë që ky borxh, i cili nuk është i gjithë i vjetër, por është i krijuar rishtaz në një pjesë të tij duhet të zërohet deri diku dhe Ministria e Financave ka përgjegjësi të mos lejojë akumulimin e borxheve dhe ka instrumente që ta monitorojë zhvillimin dhe të moslejojë që detyrimet të shkojnë në nivelin që i kemi tani.
Gjendemi përballë një situatë ku vërtetë mund të themi që i cenojmë autonominë e bashkive, duke i kushtëzuar përdorimin e fondeve që janë të pakushtëzuara, ato që trashëgohen në vitin e mëvonshme janë fonde të përdorshme në mënyrë autonome nga bashkitë.
Në vështirësi financiare janë 4-5 ndërsa në paaftësi për të paguar detyrimet e prapambetura ndodhet Pusteci. Dibra është në vështirësi financiare por jo në paaftësi.



