Çipa: Mundësi koalicioni VV-PDK. Kurti mund t’i delegojë diplomacinë, duhet kurs i ri me SHBA (VIDEO)

Çipa: Mundësi koalicioni VV-PDK. Kurti mund t’i delegojë diplomacinë, duhet kurs i ri me SHBA (VIDEO)

Duke komentuar në MCN Live zgjedhjet në Kosovë, analisti Aleksandër Çipa e sheh si më potencial një koalicion mes VV-së dhe PDK-së.

Ai vuri në dukje se lidershipi i PDK-së ka qenë më evaziv në deklarata, duke mos e refuzuar kategorikisht një koalicion të mundshëm me Kurtin. 

Mendoj që janë dy elemente të rëndësishme. E para deklarimi i fitores nga VV dhe kryeministri Kurti, u bë në një moment kur palët opozitare hezituan të inkurajonin pjesëmarrjen në votime. VV ishte forca që duke e patur të paralajmëruar suksesin, pati nevojë të inkurajonte shtimin numerik të pjesëmarrjes së votuese. Tashmë jemi në fazën e dytë, të momentit post-zgjedhor, si do ndërtohet formula qeverisëse, dhe a do kërkojë VV një partneritet bashkëqeverisës. Një nga alternativat më potenciale për kabinetin e ri do jetë pashmangshmërisht, një mundësi e ofruar nga PDK. Në deklarimet paraprake që ka patur edhe LKD, edhe AAK, e kanë refuzuar mundësinë e një koalicioni. PDK ka qenë më evazive, e ka shmangur refuzimin kategorik, si në artikulimin e Krasniqit, ashtu edhe Hamzës”.

Çipa thekson që ndasitë mes PDK-së dhe VV-së janë të tejkalueshme.

Ai shton se PDK-së mund t’i delegohet diplomacia zyrtare e Kosovës, në kushtet kur VV-së i duhet kurs i ri me SHBA-të. 

"Mundësi për proces të parakohshëm zgjedhor në Kosovë nuk ekzistojnë pas zgjedhjeve të djeshme. Ndasitë principiale, edhe programore, mes PDK-së dhe VV-së, janë të tejkalueshme. Në kushtet kur VV-së në qeverisjen e re i nevojitet një qasje dhe kurs të ri me SHBA-të, është mundësia e një koalicioni dhe partneri që mund t’i delegojë kryesimin e diplomacisë zyrtare të Kosovës, për ta tejkaluar këtë. Në pikëpamjen numerike, jo vetëm sigurohet një qeverise solide në Parlament, por mund t’u bashkëngjiten edhe 10 mandate të pakicave të tjera".

Çipa thotë se PDK mund të kërkojë potencialisht shkëmbimin partnerial midis postit të kryeministrit dhe Presidentit.  

Mendoj që VV do negociojë një koalicion apo ortakëri qeverisëse me PDK-në. Përjashtoj  LDK-në. Afrimi kalendarik i zgjedhjeve presidenciale në Kosovë nuk përjashtohet të jetë edhe një pikë shumë potenciale e kushtëzimeve partneriale të forcave në bashkëqeverisje. PDK, në këtë pikëpamje mund të kërkojë potencialisht shkëmbimin partnerial midis postit të kryeministrit dhe Presidentit.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy