Këngëtarja me famë botërore Beyonce ka pak kohë që ka sjellë në jetë binjakët e saj dhe deri më tani ka qenë shumë e rezeruar në media.
Ylli i popit më në fund ka bërë publik binjakët e saj me anë të një fotoje në Instagram duke konfirmuar edhe emrat e tyre.
Djali quhet Sir Carter ndërsa vajza Rumi.
35-vjeçarja e ka bërë këtë postim pasi u bë një muaj që ata kanë ardhur në jetë.
“Sir Carter dhe Rumi bëjnë 1 muaj sot,”-ka shkruar ajo.
Portreti i tyre është i ngjashëm me fotografinë që Beyonce bëri në muajin shkurt për të njoftuar se ishte shtatëzanë.



