Çështja McGonigal/ Demalia: Lëreni hetimin amerikanëve, problemi është burimi i 250 mijë dollarëve!

Çështja McGonigal/ Demalia: Lëreni hetimin amerikanëve, problemi është burimi i 250 mijë dollarëve!

Debatin rreth arrestimit të ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju-Jork, Charles McGonigal dhe akuzat ndaj tij për marrje të ryshfetit si dhe takimet me ish kryeministrin Edi Rama, analisti Ilir Demalia, i sheh në një prizëm tjetër.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tv, Demalia, thotë se asnjëri nk ka burime të tjera pos leximit që i bëjnë aktakuzës që është bërë publike, porse pyetja sipas tij është se kush është burimi i parave të dhënë ryshfet për McGonigal.

Ne sillemi të gjithë rreth kësaj aktakuze dhe e interpretojnë për inat të Ramës ose për hatër Berishës dhe anasjelltas, por çështja nuk është kështu.

Ky njeri e ka akuzën për korrupsion dhe shkelje të normave etike të punës së tij, nuk duhet të humbim kohë duke komentuar atë.

Rama ka gjynahe shumë dhe nuk duhet të rrijë në pushtet, por në këtë rast nuk është i akuzuar, tani ne vazhdojmë ti përdorim këto letra për ir të bandave politike dhe disa mediave sa në njërin krahë në tjetrin.

Këto letra janë ato që duhet referuar dhe duhet të presim hetimin, hetimi është mbi dy mijë faqe. Për këtë është akuza, është çështje e amerikanëve dhe jo e shqiptarëve. Problemi është burimi i 250 mijë dollarëve, ato i ka dhënë Nezaj, kur Berisha thotë se njoh atë e njeh shumë mirë, se e njeh të atin, Bajramin.

Nuk ka asnjë fakt që këto para janë dhënë për të goditur Lulzim Bashën. Këto para janë dhënë për të bërë biznes dhe për të marrë përfitime nëpërmjet influencave.

Agron Nezaj është në Tiranë dhe mendoj se Agron Nezaj do të merret në Amerikë dhe të tregojë burimin e parave. 250 mijë dollarë, përvec burimit ka edhe evazion fiskal. Nëse ia ka dhënë Edi Rama, të deklarojë se ia ka dhënë Edi Rama.

Nuk duhet të futemi në tallavë e politikës shqiptare dhe medias që i shërben njërës palë dhe tjetrës palë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy