Libi, gjenden trupat e 28 emigrantëve në një varr masiv

Libi, gjenden trupat e 28 emigrantëve në një varr masiv

Trupat e 28 emigrantëve me origjinë sub-Sahariane u gjetën në një varr masiv në Libi.

Autoritetet libiane kanë zbuluar një varr masiv që përmban trupat e 28 emigrantëve në distriktin juglindor të Kufras, pranë një vendi ku ata dyshohet se u arrestuan dhe u torturuan, tha të dielën zyra e prokurorit të përgjithshëm libian.

Varri masiv gjet pas një operacioni kundër trafikimit të qenieve njerëzore, gjatë të cilit autoritetet liruan 76 emigrantë sub-Saharianë, të cilët ishin arrestuar dhe torturuar.

Sipas deklaratës, operacioni u zhvillua në orët e vona të së shtunës.

Varri u zbulua në veri të Kufras, vetëm disa ditë pasi një tjetër varr masiv me 19 trupa u gjet në një fermë në të njëjtin qytet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy