Thirrja e Kurtit në Prokurorinë Speciale, Spahiu: Opozita po përdor drejtësinë kundër tij (VIDEO)

Thirrja e Kurtit në Prokurorinë Speciale, Spahiu: Opozita po përdor drejtësinë kundër tij (VIDEO)

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, thirrjen e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Prokurorinë Speciale më 16 dhjetor, e sheh si përdorim të drejtësisë nga opozita kundër tij.

Në një lidhje për MCN Live, Spahiu tha se Albin Kurti thirret si dëshmitar në një proces që zhvillohet kundër një ministreje të tij, e cila dyshohet për korrupsion.

Në këtë linjë shtoi se në një vend demokratik, është normale që kryeministri të thirret dhe si dëshmitar dhe si i akuzuar.

Në Kosovë, sistemin gjyqësor akoma e mban në dorë PDK, partia e cila është në opozitë dhe gjatë gjithë viteve që Albin Kurti ka qenë në pushtet dhe ministrja e tij e Drejtësisë nuk kanë mundur të bëjnë një prokuror apo gjyqtar për vete.

Zakonisht sistemi i drejtësisë në vendet demokratike dhe me emër, në thelb nuk janë aq demokratike, është në dorën e partisë në pushtet.

Por në Kosovë është ndryshe, se sistemi i drejtësisë është në dorën e partisë që është në opozitë.

Pavarësisht se çfarë veprojnë prokurorët dhe gjyqtarët, publiku e ka ndarë mendjen, kush është pro është pro Kurtit, kush është kundër është kundër.

Albin Kurti dhe Ibrahim Rugova kanë qenë dy personalitete që kanë krijuar fansat e tyre të zjarrtë dhe armiqtë e tyre të thekur.

Kurti duhet në Kosovë nga ndjekësit e tij, disa madje i bëjnë këngë me çifteli, disa e urrejnë për vdekje.

Nuk është një politikan si kryeministri para tij Abdullah Hoti, i cili nuk kishte shumë ndjekës, por nuk kishte dhe armiq.

Njerëzit ishin shumë indiferent ndaj tij. Ata që e duan Kurtin dhe e urrejnë, janë të shumtë dhe janë të zjarrtë. Po përdoret drejtësia kundër Albin Kurtit.

Ministrja e cila akuzohet dhe njerëzit e tjerë nën akuzë, nuk kanë arritur të argumentojnë para publikut që kanë qenë në rregull dhe nuk kanë abuzuar me rezervat shtetërore.

Albin Kurti vetë nuk është njeri i korruptuar, nuk është argumentuar deri më tani si i përfshirë në ndonjë çështje korruptive.

Akuza që mund të bëhet është se ka toleruar korrupsionin mes ministrave të vetë, por jo që ai vetë është përfshirë në ndonjë aferë korruptive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy