
Të paktën 40 persona janë vrarë dhe 145 janë plagosur, në sulmin më të rëndë terrorist në Rusi në vite, pasi persona të armatosur hapën zjarr dhe shpërthyen eksploziv në një sallë të madhe koncertesh në periferi të Moskës.
Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin të premten vonë, në një postim në Telegram, në të cilin grupi pretendonte se personat e armatosur kishin arritur të arratiseshin pas sulmit.
Ndërkohë, nga shërbimet ruse të sigurisë ka raportime se po kërkohet një grup meshkujsh nga Ingushetia të dyshuar për sulmin terrorist vdekjeprurës.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë katër persona të armatosur që hapnin zjarr nga armët automatike ndërsa njerëzit që ndodheshin rastësisht aty ikin në panik për të shpëtuar.
Mes viktimave raportohet se ka fëmijë. Krahas sulmit me armë janë përdorur edhe eskplozivë.
Incoming reports of Russian security services looking for a number of men from Ingushetia suspected of today’s deadly terror attack in Moscow pic.twitter.com/mRFoFAMOQl
— Visegrád 24 (@visegrad24) March 22, 2024



