Pas konfliktit mes banorëve të Himarës dhe bashkiakëve të qytetit, Keshilli i Ministrave ka vendosur sot në mbledhjen e tij të rradhës disa ndryshime në ligjin “për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga projekti “rehabilitimi i shëtitores kryesore anës detit, himarë” .Me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave vendosi sot qe vlera e përgjithshme të shpronësimit nga 43 906 lekë te zëvendësohet me vlerën e përgjithshme të shpronësimit ne masen 64 471 942.48 lekë.
