Kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar gjatë vizitës së tij në Kinë me drejtues të kompanisë “Power Construction”, një investues aktiv në vendin tonë. Kreu i kompanisë, shprehu interesin për vazhdimin e investimeve në Shqipëri, dhe gatishmërinë për projekte të tjera me interes të përbashkët.



