3 të dënuarit përjetë jashtë qelive të burgut, ja sëmundja që i dha liri Taullait

3 të dënuarit përjetë jashtë qelive të burgut, ja sëmundja që i dha liri Taullait

Shtatë muaj nga lirimi i të dënuarit me 25 vite burgim Lulzim Berisha, i cili konsiderohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si kreu i Bandës së Durrësit, sistemi gjyqësor Shqiptar vendosi të lirojë një tjetër nga anëtarët e kësaj bande.

Indrit Taullai i dënuar me 25 vjet heqje lirie për akuzën e tre vrasjeve dhe i vlerësuar nga prokuroria si anëtar i grupimit të drejtuar nga Lulzim Berisha, ka lënë qelinë e burgut dy ditë më parë, me argumentin se vuan nga një sëmundje e zemrës. Me këtë vendim lirimi, Taullait i “falen” 11.5 vite burgim. Vendimi është marrë nga kolegji penal i kryesuar nga Edmond Islamaj, i cili vendosi rrëzojë dy vendime gjyqësore atë të 19 majit 2016 të gjykatës së Elbasanit dhe 25 janarit 2017 të Apelit Durrës. Këto gjykata kanë argumentuar se rrethanat e sëmundjes së zemrës nuk janë të mjaftueshme për lirimin e të dënuarit Taullai pasi nuk plotësohet qëllimi i ligjvënësit në dispozitën e parashikuar nga neni 478 i K.Pr.Penale si dhe interpretimit të bërë në praktikën gjyqësore. Veç kësaj thonë gjykatat, rreziku i sëmundjes duhet të jetë real, tejet i rëndë dhe i avancuar sa që personi të mos reagojë ndaj trajtimit mjekësor. 

Kjo gjendje e kërkuesit nuk është përshkruar si e tillë nga ekspertët mjekoligjorë, ndaj kërkesa nuk mund të pranohet. Gjithashtu dy gjykatat konstatojnë se në raste analoge apo me sëmundje më të rënda se ajo nga e cila vuan i dënuari Taullai, ky spital ka pranuar se trajton çfarëdo lloj sëmundje nga të cilat vuajnë të dënuarit, pasi ka marrëveshje me spitale private të specializuara për trajtimin e tyre. “…Gjithashtu, përcaktimi që i jep dispozita e nenit 478 të Kodit Pr.Penale nuk është detyruese për Gjykatën…”-thonë gjyqtarët e Elbasanit dhe të Durrësit.

Lirimi nga Gjykata e Lartë 

Pavarësisht këtyre argumentave në 29 qershor 2017 Gjykata e Lartë vendosi të pranojë kërkesën e avokatit Alban Bengasi dhe një sërë analizash mjekësore, të cilat vërtetonin se Taulla ndodhej në gjëndje kritike për jetën dhe se trajtimi i tij mjekësor, duhet të vijojë në kushte shtëpiake dhe jo në spitalin e burgut apo në reanimacionin e kardiologjisë pranë QSUT. Tashmë tre anëtarët e bandës së Durrësit të dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me burgim të përjetshëm Lulzim Berisha, Indrit Taulla dhe Plarent Dervishaj ndodhet të lirë. I vetmi që po qëndron në qeli me burgim të përjetshëm është Indrit Dokle. Dervishaj ka qenë personi i parë që i ka shpëtuar akuzave të rënda të prokurorisë, pasi në Prill 2015 Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda i pushoi akuzat për vrasje.

3 të dënuarit përjetë jashtë qelive të burgu 

Mësohet se pas Dervishaj, Lulzim Berisha dhe Indrit Taullai i janë drejtuar paralelisht gjykatës së Durrësit dhe Elbasanit me një kërkesë për “Lirim me kusht” dhe “Lirim i të burgosurit”. 

Teksa Lulzim Berisha humbi betejën e parë në gjykatën e Durrësit, ai mundi ta fitojë atë në 13 dhjetor 2016 në gjykatën e Apelit Durrës, ku treshja e gjyqtarëve Arben Vrioni dhe me anëtarë Petrit Çenon dhe Anita Micin renditi nëntë argumente në favor të lirimit të Lulzim Berishës, ku më kryesori ishte kushti i kryerjes së masës ¾ të dënimit prej 25 viteve burgim, sipas përcaktimit të nenit 64 të Kodit Penal. Mësohet se 43 ditë nga lirimi i Lulzim Berishës, shoku i tij Indrit Taullai nuk ka mundur të fitojë lirinë nga gjykata e Apelit në Durrës, edhe pse i kishte paraqitur gjykatës një sërë analizash mjekësore se vuante nga sëmundja e zemrës, për të cilën mjekët kanë dhënë epikrizën “Sindrom koronar akut”. Taulla një pjesë të dënimit e ka vuajtur në burgun e Peqinit. Sipas gjykatës së Apelit Durrës, nga dinamika e vuajtjes së dënimit kërkuesi Taulla ka vuajtur 13.5 vjet burgim. 

Në vitin 2016 Indrit Taulla, kërkoi lirimin nga vuajtja e mëtejshme e dënimit me burgim, për shkaqe shëndetësore duke pretenduar se për këtë shkak, vazhdimi i burgimit mund ti rrezikonte jetën e tij. Në funksion të kësaj kërkese, i dënuari nëpërmjet mbrojtësit të posaçëm të tij, paraqiti disa prova shkresore si dhe kërkoi që Gjykata të caktonte mjekë specialistë nga IML-ja Tiranë, për të vërtetuar rrezikshmërinë e sëmundjes së të dënuarit. Sipas përgjigjes së datës 18 mars 2016 nga mjekët e IML, në mënyrë të përmbledhur, provohet se sëmundja nga e cila është disgnostikuar dhe është duke u trajtuar aktualisht në kushtet e reanimacionit qendror pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, shtetasi i burgosur Indrit Taulla rrezikon jetën e tij në kushtet e vuajtjes së dënimit në burg. “… 

Kushtet shëndetësore kërkojnë kujdes të vazhdueshëm nga shërbimi shëndetësor jashtë kushteve të burgut, pasi nuk mund të trajtohet nga Spitali i Burgut në Tiranë…”-thonë mjekët. Mjekët kanë pohuar se: “..

Mjekimi i kërkuesit po kryhet në qendrën reanimatore të Spitalit “Nënë Tereza”. Sëmundja nga e cila vuan kërkuesi e pengon qëndrimin e tij në kushtet e bëurgut.Jeta e kërkuesit në burgim është e rrezikuar...”. Indrit Tallai është dënuar nga gjykata e Lartë për vrasjen e Eduart Ongari, ndodhur më 5 korrik 1999, Marsel Sotira, ndodhur në 22 gusht 999, Dritan Disha ndodhur në 9 korrik 2000, “Rrëmbimit ose mbajtja peng e personit”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Taullai është akuzuar dhe gjykuar në gjykatën e Durrësit për akuzën e “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rrënduese” në dëm të shtetases V.J por kjo akuzë është pushuar në vitin 25 janar 2012 nga gjykata e Apelit Durrës, me argumentin se nuk vërtetohet fajësia. /Shqiptarja.com/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy