Mjeku Arjan Harxhi tha në studion e emisionit “Bilardo në MCN” të gazetarit Denis Dyrnjaja se legalizmi i punës së seksit ka më shumë të mira sesa jo të mira. Sipas Harxhit, duke e formalizuar je në gjendje të ndërhysh dhe të ndërtosh strategji që do të kenë impakt tek pasojat.

Formalizimi nga aspekti shëndetësor ka më shumë të mira, sesa jo të mira. Pra më shumë “pro” se “kundër”. Pra ti je në gjendje që të ofrosh shërbime shëndetësore, të ulësh riskun, sepse po flasin për risqe. Ne nuk po flasin për seksin, por për disa pasoja. Është pjesë e rëndësishme e aktivitetit njerëzor, është seksualiteti dhe marrëdhëniet seksuale të njeriut që duhet të jenë sa më shëndetshme dhe me pak pasoja. Pasojat janë SST-të, HIV-i, shtatzënitë e padëshiruara, dhe me problematika që ngjashme, sidomos me shëndetin e adoleshentëve. Në këtë aspekt, nëse je në gjendje të ndërtosh strategji dhe ndërhyrje që të kenë impakt në minimizimin e këtyre pasoja do të shkoja për një formalizim të këtij shërbimi.
Kur identifikon një punonjëse sekse që ka një infeksion SST, ti e mjekon. Ndërkohë nëse është underground...
Ky fenomen po ndodh me një grup të caktuar, pa i stigmatizuar, që janë meshkujt që bëjnë seks me meshkujt.
Për shkak të dinamikës që kanë marrëdhëniet në këtë grup të caktuar.
Harxhi tha se meshkujt që bëjnë seks me meshkujt kanë frekuencë më të lartë të transmetimit të SST-ve.
Meshkujt që bëjnë seks me meshkujt kanë frekuencë të lartë të transmetimit të SST-ve. Kjo me fakte konkrete, që rastet e viteve të fundit të sifilizit dhe të virusit HIV, janë gjithnjë e më shumë tek marrëdhëniet brenda të njëjtit seks.
Përflitet në biseda joformale se janë shtuar shumë. Nuk do ta pranoja këtë. Ky është një fenomen që ka % e vet në një shoqëri. Homoseksualiteti nuk quhet sëmundje dhe si i tillë është i pranishëm tek shoqëria njerëzore. Në një % të caktuar njerëzit kanë një orientim të caktuar seksual.
Patjetër që është më e emancipuar, por është më e rrezikuar. Është më e rrezikuar pasi për fat të keq në 30 vjet nuk arritëm të ndërtojmë disa struktura, disa bazamente dhe themele të rëndësishme ku mbështet një shoqëri. Kemi vuajtur shumë nga shumë situata. Ishte një mendësi e vjetër.



