Sa ta sigurta janë pajisjet mjekësore që implantohen? Një investigim i ri sjell të dhëna shqetësuese

Sa ta sigurta janë pajisjet mjekësore që implantohen? Një investigim i ri sjell të dhëna shqetësuese

Implantet mjekësore nganjëherë i vrasin pacientët, të cilët janë projektuar t’i ndihmojnë. Një investigim i kryer nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigues (ICIJ) ka arritur në përfundimin se autoritetet shëndetësore në shumë vende të botës kanë dështuar në mbrojtjen e pacientëve nga implantet që nuk janë testuar mjaftueshëm para se të vendosen në trupin e pacientit. Shumë prej rasteve kanë sjellë si pasojë prekjen e organeve të tjera, kanë shkaktuar probleme në funksionimin e zemrës, kanë dëmtuar kockat apo kanë lëshuar sasi helmi në gjak etj.

Dhe ky nuk është një problem vetëm i vendeve në zhvillim. Raste të tilla janë regjistruar në Amserdam, Seul, Lima, Mumbai, Gjeorgji, SHBA etj.

Sipas investigimit, autoritetet i testojnë këto pajisje me teste që nuk kanë standardet që përdoren për ilaçet. Këto pajisje vijojnë të qëndrojnë në treg edhe pasi ngrihen shqetësimet e para. Kompanitë prodhuese mund t’i heqin nga disa tregje dhe i lënë në shitje në të tjera.

Për shumicën e njerëzve, pajisjet mjekësore janë të dobishme pasi mund të përmirësojnë rrënjësisht shëndetin, madje edhe t’u shpëtojnë jetën. Por raportimi i ICIJ ngre dyshimin nëse industria e këtyre pajisjeve - e cila prek jetën e miliarda njerëzve – po vë në rrezik, pa pasur nevojë, jetën e tyre, në përpjekje për të përfituar financiarisht.

Intervistat e marra nga vende të ndryshme të botës në kuadër të këtij investigimi nxjerrin në pah se pacientët nuk ishin paralajmëruar për rreziqet thelbësore të implanteve të tyre dhe kishin pasur një sërë komplikacionesh më pas.   

Gjatë investigimit për “Dosjen e Implanteve”, ICIJ dhe partnerët kanë depozituar më shumë se 1 500 kërkesa për ankesa dhe kanë mbledhur më shumë se 8 milionë regjistra shëndetësorë të lidhur me këto pajisje. Këto përfshijnë njoftime për tërheqjen nga tregu; paralajmërime për sigurinë; dokumente ligjore dhe dosjet financiare të korporatave.

Më shumë se 5.4 milionë raporte "të pafavorshme" të dërguara në FDA gjatë dekadës së fundit përbëjnë pjesën më të madhe të këtyre gjetjeve. Këto raporte vijnë nga mjekët, prodhuesit, pacientët dhe madje edhe nga avokatët, dhe përshkruajnë rastet kur një pajisje dyshohet se ka shkaktuar ose ka ndikuar në një dëmtim të rëndë ose vdekje.

Pajisjet mjekësore që ishin thyer, nuk kishin funksionuar, kishin dëmtuar organe të tjera, kishin shpërthyer apo funksiononin ndryshe pas impiantimit - pavarësisht garancive që jepnin prodhuesit dhe mjekët – rezultuan të lidhura me më shumë se 1.7 milion plagosje dhe gati 83 000 vdekje gjatë dekadës së fundit. Në rreth 500 000 raportime përmendet eksplanti, procedura e heqjes së pajisjes pasi ajo nuk e ka kryer funksionin për të cilin është vënë ose ka bërë më shumë dëm sesa ka ndihmuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy