De Rossi shpërtheu gjatë ndeshjes ndaj Suedisë: Si të futem unë, na duhet Insigne

De Rossi shpërtheu gjatë ndeshjes ndaj Suedisë: Si të futem unë, na duhet Insigne

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, ishte në bankën e rezervistëve në ndeshjen e mbrëmshme të Italisë ndaj Suedisë në fazën “play-off” për Kupën e Botës Rusia 2018.

Mediat italiane e kanë kapur momentin kur mesfushori debaton ashpër me stafin e trajnerëve, kur këta të fundit i kërkojnë të futet në fushë, transmeton Express.

Italia nuk arriti të kualifikohet për Kupën e Botës, pasi barazoi në shtëpi ndaj Suedisë. Ndeshjen e parë e fituan suedezët 1-0.

“Po ku të shkoj unë, nuk e kuptoni se na duhet të shënojmë gol dhe jo të mbajmë barazimin?”, i thotë më zë të lartë De Rossi njërit prej pjesëtarëve të stafit të trajnerit Ventura.

Sipas mediave italiane, ai ka dashur të Insigne i Napolit të futej në lojë e jo vetë ai.

Pas ndeshjes, kapiteni i Romës shpjegoi episodin për mediat: “Kam 20 vite përvojë në Koverçiano dhe e kuptoj mirë se çfarë duhej në ato momente. Doja të jepja një indikacion taktik dhe nuk doja të fyeja askënd. Më kërkuan të futesha unë, por na duhej goli dhe rekomandova menjëherë Insignen, sepse ai ishte më i vlefshëm sesa unë në ato momente. Unë doja të luaja, pro më tepër doja të shënonim”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy