Venezuela është e detyruar të pranojë qytetarët e saj të riatdhesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose Uashingtoni do të vendosë sanksione të reja kundër vendit, tha Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio me anë të një postimi në X.
Venezuela është e detyruar të pranojë qytetarët e saj të riatdhesuar nga Shtetet e Bashkuara. Kjo nuk është çështje debati apo negocimi. As nuk meriton ndonjë shpërblim.
Nëse regjimi i Maduros nuk pranon një rrjedhë të qëndrueshme të fluturimeve të riatdhesimit, pa falje apo vonesa të mëtejshme, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të reja, të ashpra dhe përshkallëzuese.



