Në autostradën Durrës-Tiranë, në orët e para të mëngjesit të sotëm është shënuar një aksident.
Dyshohet se shoferi i një automjeti, në zonën e Kasharit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes së fortë, mjeti ka marrë flakë, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve.
Ende nuk ka informacion zyrtar nëse nga ngjarja ka persona të lënduar.



