125 viktima në stadium, valë kritikash ndaj policisë indoneziane mbi përdorimin e gazit lotsjellës

125 viktima në stadium, valë kritikash ndaj policisë indoneziane mbi përdorimin e gazit lotsjellës

Policia indoneziane po përballet me krtika në rritje pasi 125 njerëz vdiqën pas kaosit të krijuar në një stadium futbolli, ku tifozët e zemëruar pushtuan fushën dhe uniformat blu u përgjgjën me gaz lotsjellës.

Tragjedia e së shtunës mbrëma në qytetin e Malang, ku mbetën po ashtu 323 të plagosur, ishte një nga fatkeqësitë më vdekjeprurëse të stadiumit sportiv në botë.

Mbështetësit e Arema FC në stadiumin Kanjuruhan hynë në fushë pasi ekipi i tyre humbi 3-2 nga rivalët e përjetshëm të Persebaya Surabaya.

Policia u përpoq të detyronte tifozët të ktheheshin në tribuna dhe hodhi gaz lotsjellës pasi dy oficerë u vranë. Sipas policisë, shumë prej viktimave u shtypën me njëri-tjetrin.

Trajneri i futbollit të Arema, Javier Roca, tha të dielën se tifozët madje vdiqën në krahët e lojtarëve, pasi një pjesë e ekipit qëndroi në fushë pas përfundimit të ndeshjes.

“Mendoj se policia e tejkaloi limitin”, tha trajneri kilian për transmetuesin spanjoll Cadena Ser. Të mbijetuarit thane se kishte panik te spektatorët, ndërsa mbi ta hidhej gaz lotsjellës.

“Oficerët hodhën gaz lotsjellës dhe automatikisht njerëzit nxituan të dilnin jashtë, duke e shtyrë njëri-tjetrin dhe kjo shkaktoi shumë viktima”, tha për AFP një tifoz 43-vjeçar, i cili nuk dëshron të identifikohet.
“Asgjë nuk po ndodhte, nuk kishte trazira. Ata papritmas hodhën gaz lotsjellës. Kjo është ajo që më tronditi. A nuk mendonin për fëmijët, gratë?”, shton ai.

Imazhet e marra nga brenda stadiumit gjatë kaosit treguan gjithashtu policinë duke hedhursasi të mëdha gazi lotsjellës. Amnesty International kërkoi nisjen e një hetimi përse u hodh gaz lotsjellës në një hapësirë ​​të mbyllur, duke thënë se ai duhet të përdoret vetëm "kur metodat e tjera kanë dështuar".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy