Shqipëri-Gjermani forcojnë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar

Shqipëri-Gjermani forcojnë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar

Në Tiranë është zhvilluar një takim mes drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe përfaqësuesve të Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë (BKA), me fokus zgjerimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe forcimin e strukturave hetimore shqiptare.

 

Delegacioni gjerman, i kryesuar nga Gregor Erb, u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Gjatë takimit u diskutua koordinimi i projekteve të përbashkëta dhe mbështetja për Policinë Kriminale dhe Institutin e Policisë Shkencore.

 

Hita vlerësoi mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve gjermane, duke theksuar se lufta kundër krimit global kërkon koordinim të fortë ndërkombëtar. Ai u shpreh se bashkëpunimi me BKA-në do të thellohet më tej për të goditur aktivitetet kriminale me shtrirje ndërkombëtare.

 

Nga ana tjetër, Gregor Erb garantoi vijimin e mbështetjes së BKA-së dhe agjencive ligjzbatuese gjermane për Policinë e Shtetit, përmes projekteve të përbashkëta, trajnimeve dhe pajisjeve moderne, me synim rritjen profesionale të strukturave hetimore shqiptare.

 

A712667d 7c5a 4a3b 8904 172b6811b031

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy