
Një tërmet prej 4.9 ballësh në shkallën Rihter u regjistrua në zonën detare midis ishujve të Rodos dhe Karpathos, në Greqi. Sipas agjencisë greke të lajmeve “Ana”, epiqendra e tërmetit ndodhet 46 kilometra në verilindje të Karpathos dhe rreth 100 kilometra në jugperëndim të Rodos. Sipas Qendrës Sizmologjike Euromesdhetare, tërmeti ishte rreth 30 kilometra i thellë.



