Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist se dosja 16 mijë faqe për Belinda Ballukun, është treguese e dobësisë që ka kërkesa e SPAK për arrestimin e saj.
Materiali shumë voluminoz është tregues i dobësisë së madhe që ka kërkesa. Ato 16 mijë faqe janë një kolpo e bukur propagandistike për t’i çuar fjalë shqiptarëve që janë 16 mijë faqe me vjedhje. Ato janë studime, prokurime, vendime, urdhëresa, arkiva e MIE e marrë me kamion dhe e çuar për t’u futur në dosje, një dosje që nëse përbën provë për diçka është provë e punës së madhe për MIE. Të tjerat janë dokrra.
Po të isha një nga ata të Këshillit të Mandateve do i ktheja mbrapsht si qasje joserioze.



