
Grupi prej 5 alpinistësh shqiptarë që mbetën të bllokuar në Bogë, është nxjerrë prej aty pas 12 orësh operacion kërkim-shpëtimi. Një prej tyre, ka thyer këmbën, ndërsa është dërguar për ndihmë mjekësore. Sipas policisë, grupi i alpinistëve ishte nga Tirana dhe se pjesëtarët e tjerë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.



