Kërcënimet e Serbisë për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, Rama: Të rrezikshme

Kërcënimet e Serbisë për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, Rama: Të rrezikshme

Situata politike në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi ka bërëkryeministrin Edi Rama që të reagojë.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, Rama shkruan se kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të dy vendeve janë të rrezikshme dhe të papranueshme.

Ai shprehet se nuk duhet harruar fakti se RMV e Mali i Zi janë aleatë të NATO-s dhe se sipas tij, Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme.

Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit.

Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy