Rreziku nga zjarret në Greqi, Guri: Kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, janë rrezikuar jetë njerëzish (VIDEO)

Rreziku nga zjarret në Greqi, Guri: Kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, janë rrezikuar jetë njerëzish (VIDEO)

Më shumë se 300 vatra zjarri janë regjistruar në të gjithë Greqinë brenda 24 orëve të fundit, duke i vënë autoritetet në alarm.

Në një lidhje skype me MCN Live gazetari Etmond Guri u shpreh se situata vazhdon të jetë shqetësuese pasi zjarret favorizohen dhe nga erërat e forta.

Ai tha se shqetësuese këtë vit mbetet fakti se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa bëri të ditur se është hartuar një plan kombëtar për menaxhimin e këtyre vatrave të zjarrit.

Sipas tij, zjarri solli dëme katastrofike në natyrë dhe po mendohet të kërkohet dhe ndihma e partnerëve pasi janë rrezikuar dhe shumë jetë njerëzish.

Drupal Ad

 

 

 

Situata vazhdon të jetë e vështirë kemi rrezikun e shkallës nga 4-5 kjo dhe për shkak të erërave të forta dhe është gati e pamundur të menaxhohen këto vatra të shumta zjarri dhe grupet e punës po fokusohen tek ato vatra që janë më të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Greqia fatkeqësisht lidhur me zjarret është një vend që ka probleme serioze dhe fatkeqësisht kanë marrë dhe jetë njerëzish, veçanërisht në Rodos ku u dogjën qindra metra katrorë pyll. Sivjet është hartuar një plan kombëtar për menaxhimin e vatrave të zjarrit dhe duket se ka ndryshime, kjo për shkak të monitorimit që po bëhet me mjetet fluturake.  

Shqetësuese mbetet fakti i prezencës së shumë vatrave të zjarrit të cilat vijojnë të përhapen si pasojë e favorizimit nga erërat e fuqishme që arrijnë në 7-8 ballë duke rrezikuar dhe jetët e njerëzve. Nisur nga situata po mendohet të kërkohet dhe ndihma nga partnerët.

Më tej ai theksoi se situata paraqitet më shqetësuese në Rodos, Kalkidhiki ku përhapja e flakëve ka rrezikuar dhe jetën e qytetarëve pasi janë pranë zonave të banimit.

Zjarret janë përhapur shumë shpejt duke djegur makina dhe banesa, por fatmirësisht pa viktima. Qeveria përveç trupave në teren kanë dhe trupa ndihmëse si dhe një ekip menaxhimi që orienton trupat e sigurisë dhe qytetarët që janë në rrezik, gjithmonë veprohet në bazë të rrezikut që paraqet vatra e zjarrit.

Zjarret kryesisht janë në vende me pyje të dendur si pishë e shkurre të cilat janë dhe delikate dhe reagojnë menjëherë para zjarrit, por problematike është fakti se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, individëve që janë kapur teksa vendosin zjarr në zona që janë shumë pranë banimit. Më herët ka pasur zjarrvënie në ambiente të hapura ndërsa këtë herë kemi ndryshim dhe kjo është shqetësuese sepse po vihet zjarrvënie pranë zonave të banimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy