Meta nuk dekreton Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm: Nuk kam krijuar bindjen

Meta nuk dekreton Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm: Nuk kam krijuar bindjen

Presidenti Ilir Meta, nuk ka dekretuar propozimin e Kryeministrit Edi Rama, për ministër të Brendshëm, Sandër Lleshin pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt.

Përmes një reagimi të shkurtër për mediat institucioni i Presidencës njofton se nuk ka krijuar bindjen për t’i dhënë dekretin Sandër Lleshit si ministri i ri i Brendshëm.

 “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t'i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”, bën me dije Presidenca.

Mëngjesin e 27 tetor 2018, një javë më parë, ishte vetë kryeministri Edi Ram që me anë të një postimi në Twitter dha lajmin e dorëheqjes së Fatmir Xhafajt dhe dokumentin e propozimit të Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm.

Pak orë pas dorëheqjes, Meta dekretoi shkarkimin e Xhafajt, por jo atë të emërimit të Sandër Lleshit.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy