Mariupol shpall armëpushimin për evakuimin e civilëve

Mariupol shpall armëpushimin për evakuimin e civilëve

Në qytetin port të Mariupol, i rrethuar nga forcat e armatosura ruse, është shpallur armëpushimi i përkohshëm, teksa është njoftuar se do të nisin evakuimin e civilëve duke filluar nga ora 10:00 me orën lokale dhe orën 11:00 me orën tonë.

"Ne kërkojmë nga njerëzit në Mariupol që të drejtohen për në strehimore, do të ketë më shumë informacion mbi evakuimin sa më shpejt të jetë e mundur," thuhet në një deklaratë.

Mariupol, një qytet port me rreth 400,000 banorë, është një objektiv kryesor strategjik për Rusinë, sepse kapja e tij do të lejonte forcat separatiste të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore të bashkojnë forcat me trupat në Krime, gadishulli jugor i aneksuar nga Rusia në 2014.

Rusia nuk ka komentuar mbi bombardimet, por ministria e saj e mbrojtjes tha se civilët nuk kishin përdorur rrugët e arratisjes nga Mariupol dhe Volnovakha dhe akuzoi autoritetet ukrainase për pengimin e njerëzve që të largoheshin, tha media shtetërore ruse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy