Vladimir Putin është i zemëruar dhe i frustruar, ai ka të ngjarë të dyfishojë përpjekjet e tij për të shkatërruar ushtrinë ukrainase pa dallim për civilët”.
Kështu tha shefi i CIA-s, William Burns në një seancë dëgjimore në Kongres.
Ai shtoi se portreti i Putin, është ai i një lideri që lufton me një situatë të papritur për shkak të llogaritjeve të gabuara në rrjedhën e luftës, gjë që sugjeron javë të vështira për Ukrainën, me përplasje në qytete më keq se sa ka ndodhur deri më tani
Sipas Burns, ajo që po përballet presidenti rus është një dëshirë e fortë dhe vendosmëri për pavarësi dhe sovranitet të Ukrainës që u shfaq pas aneksimit të Krimesë, qysh prej vitit 2014. Për Putinin, sulmi ndaj Ukrainës i ka rrënjët në besimet e tij të thella personale, shton ai.
Burns shton se, Presidenti rus përdor një rreth të vogël këshilltarësh, edhe më të kufizuar se me Covid-in, të cilët e mbështesin atë në vendimet e tij.
Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Amerikane, Avril Haines gjithashtu foli në seancën e Kongresit.
Ne vlerësojmë se Putini ndihet i pikëlluar që Perëndimi nuk i jep atij respektin e duhur dhe e percepton këtë si një luftë që nuk mund ta përballojë që ta humbasë. Ne mendojmë se nuk ka gjasa që Putini të frenohet nga pengesat e hasura deri më tani dhe në vend të kësaj do të intensifikojë, dyfishojë përpjekjet e tij për të arritur çarmatimin, neutralitetin e Ukrainës dhe për të parandaluar integrimin e mëtejshëm me SHBA-në dhe NATO, nëse ai dështon ta bëjë këtë me negociatat diplomatike.



