
Studentët e Universitetit të Mjekësisë vijojnë dhe ditën e sotme protestën e radhës kundër ligjit që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri pas mbarimit të shkollës.
Në një komunikim të drejtpërdrejtë nga protesta e studentëve, për “MCN live”, gazetari Besjan Pula, thotë se tashmë janë zyrtarizuar edhe kostot që një student duhet t’i paguajë mbrapsht, nëse ai kërkon të largohet, duke prishur kontratën, duke paguar kësisoj rreth 250 mijë lekë të reja.
Nga ana e tyre studentët e kundërshtojnë këtë ligj dhe kërkojnë kthimin mbrapsht të tij.
Në kërkojmë pezullimin e ligjit. Është e padrejtë një shifër e tillë. Ne e shohim vet se aty bëjnë mësim 2-3 fakultete. Ku po shkojnë këto para, të vendoset e drejta.
Kostoja nuk na duket reale, do të vazhdojmë me protesta derisa të kemi një reagim.
Kostoja na duket e abuzuar dhe jo e përballueshme për një familje shqiptare.
Tarifë surreale që nuk plotëson asnjë standarde të kushteve që kemi në fakultet, pesë herë me e lartë. Do përshkallëzojmë protesta, do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese.
Me miratimin e kostos para tyre ka dy zgjedhje; ose të paguajnë rreth 250 mijë lekë në vit për t’u shkolluar e pastaj të jenë të lirë, ose të punojnë në Shqipëri pas shkolle, dy deri në tre vjet.
Kontrata që do t’ju paraqitet studentëve po hartohet nga Universiteti i Mjekësisë.



