
Microsoft rishikon strategjinë e shitjeve me pakicë dhe njofton mbylljen e dyqaneve fizike Microsoft Store.
Kjo masë do të kushtojë rreth 450 milionë dollarë para taksave dhe kostot do të reflektojnë në tremujorin aktual që përfundon më 30 qershor.
"Shitjet tona janë rritur në internet me portofolin tonë të produkteve duke evoluar drejt një oferte digjitale. Ne jemi mirënjohës për klientët tanë nga Microsoft Stores dhe do të vazhdojmë t'u shërbejmë atyre në internet," thotë Microsoft.



