
Aktorja Jona Xhelilaj i është bashkuar së fundmi ekipit të emisionit “Xhadat”, një format që sjell një kombinim të temave sociale dhe investigimit, nga perspektiva e grave.
E ftuar në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Jona foli për këtë eksperiencë të re, ku për herë të parë shfaqet në rolin e moderatores, krahas angazhimit njëherësh në një emision me natyrë investiguese.
Është një eksperiencë e re për mua. Jam pritur shumë mirë nga ekipi.
Atmosfera është pozitive, jemi bashkëpunues dhe kemi arritur ta gjejmë gjuhën e përbashkët shumë shpejt.
Këtë rrugëtim të ri po e shoh si një sfidë personale, por edhe si një mundësi për t'u zhvilluar profesionalisht jashtë fushës së aktrimit.
Nuk kam qenë shumë e përfshirë më parë në problematikat sociale, në denoncime apo aktualitet politik, por jam duke mësuar çdo ditë. Ka qenë një hap i ri dhe pse jo, të mos e sfidoj veten në këtë drejtim.
Françesken e njoh prej kohësh, kemi pasur eksperienca të ndryshme, por jo në këtë kontekst. Dhe po shkojmë shume mirë me njëra tjetrën ne emision.
Aktualisht, Jona është përqendruar te ky projekt dhe shprehet se për momentin po i jep gjithë vëmendjen e saj.
Në aktrim, nëse përfshihesh në shumë gjëra njëherësh, rrezikon të mos japësh maksimumin.
Prandaj, për tani, fokusi im është ‘Xhadat’.



