
Sulmet kibernetike të cilat prekjen në masë të madhe Shqipërinë përgjatë vitit të kaluar solli probleme të mëdha për vendin të cilat nuk u rikuperuan me kohën. Inxhinieri i rrjeteve kompjuterike Erion Demiri, tha në emisionin “MCN economy”, se vendi ju ekspozua jo një apo dy sulmeve, por një fushatë të gjerë e cila vazhdoj në forma të tjera për publikun. "Kur vjen puna te risku, nuk diskutohet që e gjithë infrastruktura në të gjithë botën janë në risk të sulmeve kibernetike dhe nën sulme të vazhdueshme kibernetike. Sigurisht ndryshojnë aktorët, ndryshojnë agresiviteti i fushatave të sulmeve sepse ato mund të jene edhe fushat, siç ndodh me Shqipërinë, ne pamë se nuk kishim të bënim me një sulm por me një fushatë e cila vazhdoj edhe në hapësira të tjera, kaloj edhe ne forma komunikimi me qytetarët në mënyrë se përhapjes së panikut". Demiri vlerëson se tashmë nuk jemi të rrezikuar më ndaj këtyre sulmeve. Sipas tij, sulmet janë duke u zmbrapsur, teksa edhe institucioni AKCESK që do duhej të fliste me kohë, po ringjallet dhe po stërvitet për mbrojtjen e tyre. "A jemi të rrezikuar në atë nivel që ndodhen, nuk besoj që jemi, unë mendoj qe shikoj të paktën një ndryshim në qasje në përgjithësi edhe nga institucionet edhe në deklaratat publike, në pjesën e postimeve që po bëjnë. Kemi pasur institucionin AKCESK, i cili po përmendet kaq shumë, e kemi pasur edhe përpara 15 korrikut, nuk e kemi dëgjuar asnjëherë të fliste gjë, është institucioni që duhet të jetë në majën e piramidës. Është institucion i lënë në harresë, me një staf të reduktuar dhe shkojmë që nga tetori ka pasur një ringjallje, dhe hapje me publikun. Ndërkohë në deklaratat e tyre shikojmë stërvitje, shtim stafi, kapacitete, etj. Unë shpresoj që jo, për vetë faktin se sulmet nuk shihen në natyre, ne nuk mund të dallojmë se sulmet janë duke u zmbrapsur, duhet ta marrim të mirëqenë, ne dallojmë vetëm sulme që sjellin dëme dhe impakt në shoqëri, shpresojmë të mos jetë ashtu, shpresojmë të mos kemi një kolaps".



