Sulmohet bashkëshorti i Nancy Pelosit, qëllohet me çekiç

Sulmohet bashkëshorti i Nancy Pelosit, qëllohet me çekiç

Bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, Paul Pelosi, u dërgua në spital gjatë së premtes pasi një person i panjohur hyri në shtëpinë e çiftit në San Francisko dhe dyshohet se e qëlloi me çekiç.

Zëdhënësi i Nancy Pelosit, Drew Hamill, tha në një deklaratë se Paul Pelosi, 82 vjeç, “u sulmua dhunshëm”.

Agresori ndodhet në paraburgim dhe motivi i sulmit është duke u hetuar.

CNN, duke cituar burime nga policia, raportoi se i dyshuari ka përdorur një çekiç për të kryer sulmin. Nancy Pelosi, gjithashtu 82 vjeç, ndodhej në Uashington gjatë ngjarjes.

Gjithashtu, një zëdhënës i policisë së San Franciskos tha në një deklaratë për mediat, se sulmi ndodhi rreth orës 02:30 të mëngjesit me orën lokale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy