Gjuriç ka reaguar pas deklaratave të Thaçit: po ndjell luftë, konflikte dhe urrejtje

Gjuriç ka reaguar pas deklaratave të Thaçit: po ndjell luftë, konflikte dhe urrejtje

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, Marko Gjuriç, ka thënë se Hashim Thaçi është duke kërcënuar në mënyrë drejtëpërdrejtë me armë dhe në këtë mënyrë po ndjell luftë, konflikte dhe urrejtje.

Sipas Gjuriç, Thaçi as nuk po e fsheh më se qellim kryesor i veprimit të tij politik, si më herët, si tani, është krijimi i ashtuquajturës "Shqipëria e Madhe".

"Veprimi i tij destruktiv përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për të gjithë rajonin, por edhe për Europën", tha Gjuriç, raporton B92. 

Gjuriç, në këtë mënyrë, ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka thënë se Kosova kërcënimeve të Serbisë u përgjigjet, si 19 vjet më parë, me pushkë.

"Serbia nuk dëshiron  luftë, ne duam paqe, zhvillim ekonomik, funksionimin e lirë dhe lëvizjen e njerëzve dhe ekonominë, por jo luftën, tregimet rreth armëve si një mjet veprimi politik po ia lëmë të kaluarëa, e cila i takon vetë Thaçit", tha Gjuriç.

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy