Koronavirus/ Franca kalon Spanjën për numrin e viktimave

Koronavirus/ Franca kalon Spanjën për numrin e viktimave

Bilanci i viktimave në Francë në 24 orët e fundit nga koronavirusi u rrit me 348 humbje jete të tjera për një total prej 26,991, duke e bërë të kalojë Spanjën dhe të renditet në vendin e katërt në botë përsa i përket numri të viktimave, pas Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Italisë.

Rritja e numrit të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në Francë përkon me ditën e dytë të lehtësimeve të masave shtrënguese nga autoritetet, por presidenti Macron ka bërë me dije se nëse situata përkeqësohet atëherë do të aktivizohet mekanizmi i frenimit dhe shtrëngimet do të rikthehen sërish

Të martën, Shtetet e Bashkuara arritën në shifrat e 80,606 viktimave, Britania 32,065 dhe Italia 30,911 si pasojë e pandemisë që ka goditur rëndë gjithë botën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy