Gazetari i sportit, moderatori Gerti Çarçani, është shprehur nq MCN TV se Shqipëria ka shanset e saj në ndeshjen me Anglinë, që kombëtarja luan nesër për kualifikueset e Botërorit. I ftuar në studion e lajmeve Çarçani thotë se në këtë sfidë presioni është në krahun e Anglisë, ndërsa Shqipëria do tentojë të bëjë suprizën.
'Një nisje e mirë me Andorën. Sfidat e vështira janë gjithmonë të vështira, aq më shumë kur janë skuadra mistrece. Sikundër shkoi edhe ndeshja mjaftoi ai goli Lenjanit, sepse një hap fals do na penalizonte shumë. Shqipëria, Hungaria, Polonia dhe Anglia i quajnë të fituara.
Luajmë me Anglinë, një skuadër që s'ka nevojë për reklamë. Ata kanë presionin, ndërsa ne do mundohemi për një suprizë. Do përpiqemi ti mbajmë në presion, për t'i bërë të gabojnë. Trajneri është i detyruar të gabojnë në mbrojtje,'-u shpreh Çarçani.
Më tej gazetari i sportit e cilësoi si ping pong mes policisë dhe federatës lajmin për anulimin e ndeshjes për shkak të bizneseve në stadiumin Air Albania.
“Bëri xhiro sepse FSHF publikoi një shkresë, por më ngjau si një ping pong mes institucioneve. Kam përshtypjen se ishte një gjetje e policisë, që u detyrua të ndërhynte dhe ta quante të nxituar atë reagim të federatës. Ishte një lloj justifikimi që u mbyll shpejt fatmirësisht,”-deklaroi ai.
Në fund Çarçani u shpreh se nuk është dakord me refuzimin që qeveria bëri për çështjen e tifozëve, të cilët nuk do jenë në stadium.
“Nuk do kishte asnjë problematikë nëse me distancë mund të futeshin 2-3 mijë tifozë nga 23 mijë që zë stadiumi. Në këtë prizëm mund të kishte tolerim edhe pse frika ishte shumë e madhe. Megjithatë kjo kërcet në shumë gjëra kur sheh lokale dhe restorante që janë hapur. Nuk e di pse u bë një bllokadë e tillë.”



