Katër qytete braziliane thyen dje rekordin për temperaturën më të lartë të vitit, sipas Institutit Kombëtar të Meteorologjisë.
Qytetet në fjalë ku u regjistruan këto temperatura ishin Curitiba (33.1 gradë), Sao Paulo (36.5 gradë), Belo Horizonte (37.1 gradë ) dhe Rio de Zhaneiro (39.9 gradë).
Në Cuiabá pasditen e djeshme termometrat arritën në 40.1 gradë, ndërsa në Teresina arritën në 39 gradë.
Të shtunën, Instituti Kombëtar i Meteirologjisë lëshoi një alarm të kuq për një valë të nxehti në zona të 10 qyteteve, si dhe në Distriktin Federal të Brasilias.
Paralajmërimi i institutit parashikon se temperatura do të qëndrojë 5 gradë mbi mesataren për një periudhë më shumë se pesë ditë, gjë që përbën rrezik për shëndetin.



