First Wave Festival, një fundjavë elektrizuese

First Wave Festival, një fundjavë elektrizuese

Gjatë fundjavës në Tiranë zbarkoi një event tejet i veçantë. Mes natyrës të Liqenit Artificial një grup të rinjsh organizuan First Wave Festival, një event muzikor ky i gjithi i dedikuar për të apasionuarit e muzikës elektronike.  Gjatë dy ditëve, 21 dhe 22 maj, me qindra të rinj nga vendi dhe të huaj patën mundësinë të argëtoheshin me muzikë cilësore, non - stop, e jo vetëm. Organizatorët e këtij eventi, nën logon e Electronic Music Tirana, kishin parashikuar një  kamping edhe një sër lojrash sociale si tërheqje litari, balona, paragliding (guide), lakejump, slack Line, fresby, volleyball dhe shumë të tjera.

 

Në fakt ky ishte edicioni i dytë i këtij festivali dhe natyrisht nuk mund t’i shpëtonte objektivit të kamerave të TemA TV. Gazetarja Antoneta Koçi ka kaluar disa orë tejet të këndshme në ambjentet e këtij festivali dhe sjell për ju fjalën e organizatorëve, muzikantëve dhe përshtypjet mbi eventin të vet pjesmarrësve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy