Vdes në moshën 83-vjeçare Noriega i Panamasë

Vdes në moshën 83-vjeçare Noriega i Panamasë

Ish-diktatori i Panamasë, Manuel Noriega, ka vdekur në moshën 83-vjeçare, pas një operacioni në tru këtë vit.

Presidenti aktual i Panamasë, Juan Carlos Varela, mbrëmë vonë në rrjetin Twitter ka shkruar se “vdekja e Manuel Noiregas e përfundon një kapitull në historinë” e këtij vendi.

Noriega, pas presidencës, e ka vuajtur një dënim prej 17 vitesh për drogë në Shtetet e Bashkuara.

Noriega, i cili ka sunduar në Panama prej vitit 1983 e deri në vitin 1989, kishte spiunuar për agjencinë amerikane CIA, derisa Shtetet e Bashkuara e përmbysën qeverinë e tij të korruptuar, duke mbyllur karrierën e tij kriminale. Noriega kishte punuar me trafikantët e drogës, përfshirë kapon e drogës në Kolumbi, Pablo Eskobar.

Noriega fillimisht ishte dënuar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1992, por ishte duke e vuajtur dënimin për vrasje në Pamana kur ka vdekur. / REL / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy