Më në fund erdhi liria për Nazime Vishën. Presidenti firmosi dekretin që i fal dënimin e mbetur vajzës që vrau përdhunuesin e saj.
Kreu i shtetit ka vendosur kështu të dekretojë kërkesën e ministrit të drejtësisë, Ylli Manjani për të falur pjesën e mbetur të dënimit për Nazime Vishën.



