Zhvillimet e djeshme politike nuk kanë kaluar pa u komentuar edhe në profilin e kryeministrit Rama.
Pas deklaratës së kreut të LSI-së për një qeveri besimi dhe moshyrjen në zgjedhje pa opozitën, ndjekës të kryeministrit kanë shprehur opinionet e tyre në një postim që Rama ka bërë në lidhje me takimin e zhvilluar dje në Malin e Zi.



