Lihen të lirë banorët e “5 Majit”, të arrestuar për protestën e zhvilluar kundër prishjes së banesave të tyre.
Gjykata vendosi ‘detyrim paraqitje’ për Gjin Nikolli, Ndue Marku, Agim Marku, Loreta Nikolli, Mirash Marku.
Gazetari Besmir Pula në një lidhje për MCN Live raportoi se është kërkuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për pesë banorët e arrestuar duke i lënë ata të lirë.
Nuk kanë bërë asnjë vepër penale, ishin aty për të mbrojtur pronën e tyre. Nëse SPAK-u do kishte pezulluar shembjen ne nuk do të ishim këtu. Në besojmë se do ta çojmë deri në fund dhe veprimet e kundrapaligjshme të policisë së shtetit, do të shkojmë me një padi të re në gjykatë. Shumë shpejt do t’u drejtohemi edhe Strasburgut. Atkmarrëveshja nuk ka bazë ligjore”, tha avokatja Adriana Kalaja.
Kujtojmë se banorët e “5 Majit”, por edhe të lagjeve të tjera Paskuqan e Laprakë zhvilluan protesta të shumta kundër shembjes së banesave, të cilat prekeshin nga projekti i Unazës, por edhe për shkak të rindërtimit.



