Sulmi kimik në Siri, presidenti i Francës Macron: Ka prova se regjimi Assad e sulmoi qytetin

Sulmi kimik në Siri, presidenti i Francës Macron: Ka prova se regjimi Assad e sulmoi qytetin

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se ka "dëshmi" se qeveria siriane sulmoi qytetin e Doumës me armë kimike fundjavën e kaluar.

Ai tha se do të vendoste "në kohën e duhur" nëse do të përgjigjej me sulme ajrore apo jo ndaj regjimit të Bashar al Assad.

Macron nuk dha burimin e informacionit të tij por tha se: "Ne kemi dëshmi se javën e kaluar armët kimike, janë përdorur nga regjimi i Bashar al-Asadit".

I pyetur në një intervistë televizive nëse Franca do të bashkohet me sulme ndaj Sirisë, ai tha: "Ne do të duhet të marrim vendime në kohën e duhur, kur e gjykojmë atë më të dobishme dhe efektive.

"Franca nuk do të lejojë ndonjë përshkallëzim që mund të dëmtojë stabilitetin në rajon", tha ai. Por, ai shtoi: "Regjimet që mendojnë se mund të bëjnë gjithçka që duan, duke përfshirë gjërat më të këqija që shkelin të drejtën ndërkombëtare, nuk mund të lejohen të veprojnë", raporton BBC.

Shtetet perëndimore mendohet të përgatiten për sulme raketore në përgjigje të sulmit të supozuar nga ushtria e regjimit sirian duke vrarë mbi 40 veta.

Në Rusi, aleati kryesor ushtarak i Sirisë, zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov hodhi posht çdo akuzë dhe kërkoi që mos të ketë sulme, dhe është kundër "çdo hap që mund të çonte në një përshkallëzim të tensioneve".

Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili tha të mërkurën se raketat po "vinin", tashmë me anë të një mesazhi në "Twitter" shprehet se, asnjëherë nuk u tha kur do të ndodhte një sulm me raketa në Siri.

Ajo mund të ndodhë shumë shpejt ose më von", tha presidenti, i cili ka anuluar një udhëtim të planifikuar për të qëndruar në SHBA me sekretarin e tij të mbrojtjes dhe ka qenë duke kërkuar mbështetje për sulme nga udhëheqësit e Francës dhe Britanisë së Madhe.

Kabineti britanik do të diskutojë më vonë përgjigjen e qeverisë për sulmet në Siri. Burimet i kanë thënë BBC se Kryeministrja Theresa Maj mund të jetë gati për t'u bashkuar me veprimin ushtarak pa kërkuar pëlqimin parlamentar.

Gjithashtu të enjten, Këshilli i Sigurimit i OKB-së është të zhvillojë një takim urgjent për të diskutuar mbi krizën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy