Sot festohet si festë kombëtare 14 vjetori I Lumturimit të Nënë Terezës, por tashmë do të ndryshojë kjo datë. Arqipeshkvi, Imzot George Frendo shprehet se kisha katolike nuk e njeh si festë zyrtare, pasi lumturimi është një stacion ndërmjetës drejt shënjtërimit, dhe pas shenjtërimit të saj data 19 tetor nuk mund të festohet si festë kombëtare dhe nga viti që vjen do të festohet më 5 shtator.



