Njerëzit të kenë vetëm një punë! Kamala Harris tregon për Vogue strategjinë e 100 ditëve të para të Biden

Njerëzit të kenë vetëm një punë! Kamala Harris tregon për Vogue strategjinë e 100 ditëve të para të Biden

Kamala Harris hyri në historinë e SHBA-ve pasi u zgjodh si zv.Presidentja e parë amerikane me ngjyrë dhe një grua prindërit e së cilës kanë lindur jashtë Amerikës. Ajo është zgjedhur si imazhi i kopertinës së Vogue për muajin shkurt, ku tregon se ka një detyrë edhe më madhështore “të ndihmojë në shërimin e një Amerike të ‘coptuar’ dhe ta nxjerrë atë nga kriza”. 

E veshur me kostume, por me një nga aksesorët që e shoqëruan gjatë fushatave të saj nëpër SHBA, atletet, Kamala shfaqet me të njëjtin stil që e pamë për muaj të tërë për revistën prestigjioze të modës që u përfshi në politikë si rrallë ndonjëherë për të mbështetur Biden.

Ndërsa presim të shohim se çfarë do të bëjë Harris, Biden duket se di mjaftueshëm për nënkryetaren e tij.

"Ai vendosi që unë do të isha një partner për të," thotë Harris për arsyen pse e zgjodhi atë si partneren e tij të kandidimit. Përveç arritjeve të saj profesionale si avokate e rrethit të San Franciskos, prokurore e përgjithshme e Kalifornisë dhe senatore nga Kalifornia - shpesh gruaja e parë dhe personi me ngjyrë në ato role - "u rritëm në të njëjtën mënyrë, me të njëjtat vlera, domethënë ata kujdesen për familjen dhe punojnë pa u lodhur”. Ajo e sheh veten si një zv/Presidente e cila “gjithmonë do të thotë të vërtetën, gjithmonë i jap atij mendimin tim, i cili do të bazohet në fakte, njohuri dhe përvojën e jetës, dhe të veproj në një mënyrë që t’i lejoj atij, kur të marrë një vendim, të mbledhë informacione të plota për ndikimin që mund të ketë. Ai më ka kërkuar që ta bëj këtë gjë".

Harris thotë se 100 ditët e para të administratës së Joe Biden do të përqendrohen në trajtimin e koronavirusit. "Hapi i parë i qasjes duhet të jetë marrja nën kontroll e kësaj pandemie", thotë ajo për Vogue. Harris është e shqetësuar për fëmijët që u mungon shkollave dhe punonjësve që janë në vijën e parë në fronin e betejësd, që nuk kanë pajisje mbrojtëse dhe vuajnë nga trauma. Ajo shprehet se përparësitë e saj të para janë shpërndarja e vaksinës dhe përdorimi i Aktit të Prodhimit të Mbrojtjes, i cili do të rrisë prodhimin dhe shpërndarjen e maskave, dorashkave dhe veshjeve mbrojtëse.

Kur bëhet fjalë për ekonominë, fokusi i Harris është në bizneset e vogla, në përdorimin e fondeve federale për t'i ndihmuar ata të përshtaten me jetën në kohë COVID-i. Ajo gjithashtu dëshiron të nxisë një projekt-ligj të Kongresit që do të ndihmojë në mbrojtjen e pronarëve të shtëpive dhe qiramarrësve nga dëbimet dhe përvetësimet.

Harris thotë se pas të gjitha këtyre masave qëndron ideja e "investimit në fuqinë punëtore amerikane". Edhe para pandemisë, “shumë njerëz po punonin dy dhe tre punë. Në botën që unë dhe Joe Biden besoj se mund dhe duhet të ekzistojë, njerëzit duhet të punojnë vetëm në një punë".

Shkenca do të ketë gjithashtu rëndësi, për të ndihmuar vendin të zbusë katastrofat e ardhshme. Nëna e Harris ishte një shkencëtare që e çonte Kamala-n dhe motrën e saj të vogël në laborator gjatë fundjavave dhe pas punës kur ata jetonin në Berkeley, California. Harris e sheh shkencën si mënyrën e vetme për të vazhduar infrastrukturën e vendit përmes ndryshimit të klimës.

“Ju shikoni atë tunelin midis New Jersey dhe New York; nëse ndodh një tjetër Uragani Sandy, ai me siguri do të zhduket. Shikoni zjarret në Kaliforni. Dhe stuhitë që shkatërrojnë shtetet e Gjirit. Shkenca gjithashtu duhet të formësojë fundin e pandemisë. Ajo që duam është që të vaksinohen të gjithë dhe ne synojmë të sigurohemi që të jenë vaksinime falas. Ju shikoni në popullatën tonë, njerëzit me ngjyrë dhe latinët dhe kuptoni se të gjitha pabarazitë [shëndetësore dhe ekonomike] para pandemisë janë theksuar dhe përkeqësuar", thotë Harris.

Përqendrimi tek beteja me koronavirusin, sipas Harris do të ndihmojë në afrimin e amerikanëve, pa marrë parasysh për kë votuan.

"Ne mendojmë për 100 ditët e para në kuptim e asaj që duhet të bëjmë për të mbështetur kryetarët e bashkive, guvernatorët dhe zyrtarët lokalë rreth shpërndarjes së tyre dhe sistemeve të tyre të shëndetit public. Kur të marrim kontrollin e kësaj pandemie, ai do të jetë një faktor kritik për të qenë në gjendje të rihapim ekonominë tone”, thotë Kamala.

Përkthyer nga Vogue. Ndalohet ribotimi pa burimin MCN.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy