Në pritje të Miss Universe Albania e cila do të jepet më 8 qershor në median partner të këtij eventi MCN TV disa nga bukuroshet pjesëmarrëse në këtë event kanë qenë të ftuara sot në ‘Zgjohu me MCN’ ku bukuroshet nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria kanë rrëfyer rrugëtimin e tyre.
Ato shprehen se të marrin pjesë në Miss Universe ka qenë një nga ëndrrat e tyre që në fëmijëri duke e parë dhe si një trampolinë për të vijuar këtë rrugë më tej.
Vajzat kanë treguar se janë mjaft të lumtura, pasi përveç kësaj eksperience kanë vizituar dhe disa qytete të Shqipërisë të cilat nuk i kanë njohur më parë, si dhe kanë krijuar miqësi me njëra- tjetrën.

Rumina Ivezaj 19 vjeçare nga Tuzi, lindur dhe rritur në Gjermani. S’kam pasur eksperienca por kam marrë pjesë në miss xhubleta dhe mis malësia. ëndrra ime është të marr kurorën në këtë event pastaj dua ti futem rrugës së modelingut, por përveç modelingut kam dëshirë të studioj dhe polici kriminale sepse më ka pëlqyer gjithmonë drejtësia.
Ana Dedvuikaj 22 vjeçe, rritur në Amerikë. Që e vogël e kam pasur këtë ëndërr, jam në shkollë për mjekësi. Dua që ti bëjë të dyja, modelingun dhe mjekësinë, nuk dua të heq dorë nga asnjëra.
Engjëllushe Zhuniqi nga Kosova 26 vjeç jeton në Gjermani. Para 2-3 vitesh më kanë kërkuar disa fotograf dhe aty kam zbuluar pasionin. Nuk e kam pasur të vështirë të përshtatem me fotosesionin. Familja ime ka qenë shumë mbështetëse duke më thënë që të plotësoj ëndrrat e mia.
Donika Nikaj 25 vjeçe rritur në Suedi por me origjinë nga Kosova. Jam inxhiniere, më herët jam marrë me futboll. Mis universe Albania është shumë ndryshe mund të prekë anët e bukurisë që kam qejf të bëj siç është grimi etj. Është hera e parë që sfidoj veten në një event të tillë, po e pres me shumë emocione por po mundohem të jem shumë optimiste.
Gersia Sadikaj nga Dibra, Vanesa Gorani nga Shkodra e lindur në Athinë, Sara Deliu nga Tirana 18 vjeç dhe Zana Gjeloshi e lindur në Francë me origjinë nga Ulqini.
Është hera e parë që marrim pjesë në një kompeticion të tillë, është një nga ëndrrat tonë që në fëmijëri dhe pse të mos e nisim me miss universe. Eksperienca është shumë e bukur, të gjitha vajzat janë shumë inteligjente, kalojmë shumë bukur. Jemi të lumtura kushdo që do e fitonte sepse do e meritoj. Nuk është gjithçka vetëm bukuria, duhet me qenë dhe të zgjuara. Çdo vajzë ka bukurinë e vetë.



