Të gjithë në lupën e SPAK. Zbardhen skemat se si zyrtarët e lartë kryejnë korrupsionin

Të gjithë në lupën e SPAK. Zbardhen skemat se si zyrtarët e lartë kryejnë korrupsionin

Gjatë vitit 2023 dhe fillimit të këtij viti nuk ka asnjë institucion përvec prokurorisë së posaçme  puna e të cilit të jetë të disktuar më shumë.

Një pjesë e qytetarëve mendojnë se SPAK ka trembur zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar dhe rezultatet janë të dukshme.

Një pjesë tjetër kërkojnë gjithmonë e më shumë duke e vendosur këtë institucion përballë pritshmërive të mëdha dhe kërkohet gjithmonë të shkohet me lart sa i takon çështjeve të korrupsionit.

Ndërsa një pjesë tjetër mendon që ky institucion është i kapur dhe kur vjen puna për ta goditur korrupsionin aty ku bëhët nuk reagon siç duhet.

Në këtë puntatë të Kronos do ta lëxojmë punën e SPAK me raportin e vitit 2023 i cili u publiku vetëm pak ditë më parë nga vetë kreu i këtij institucioni Altin Dumani në Këshillin e LArtë të Prokurorisë.

Korrupsioni zë një vend të rëndësishëm në raportin e vitit që lamë pas duke pasqyruar aty se si shtetarët e këtij vendi kryejnë korrupsionin dhe më pas tentojnë të fshehin e pastrojnë paratë që përfitojnë duke tenderuar para. SPAK është kujdësuar që skemat e krijuara nga korrupsioni shtetor të mos i identifikojë me ndonjë nga hetimit e tij por ti përmende si mënyra të cilat funksionojnë në sistemin

“Veprimet korruptive ndjekin procedura, të cilat thjesht legalizojnë veprimet e përfituesve të fondeve, apo shërbimeve publike, në këmbim të përfitimit të paligjshëm, me qëllim, “institucionalizimin” ose formalizimin e një veprimi korruptiv. Në shumicën e rasteve ky lloj “institucionalizimi”, sidomos kur kemi të bëjmë p.sh. me keqpërdorimin e fondeve publike, është në formë të organizuar dhe i shoqëruar me veprime juridike, të cilat synojnë mbulimin e natyrës së vërtetë të veprimit kriminal.” - Raporti i SPAK

Nga ky pasazh i këtij raporti të vijnë në mendje  pjesa më e madhe e hetimeve të kryera në fushën e korrupsionit nga SPAk si inceneratoret, sterilizimi, kompania 5D. Është e njëjta skemë ku përfitues fundor të parave që dalin nga buxheti I shtetit si një kontratë publike përfitues fundor kanë zyratrë të lartë të pushtetit qëndror dhe atij lokal. Meqe jemi tek pushteti lokal prokurorët e SPA kanë evidentuar gjatë punës së tyre që shkelja e barazisë në tendera është një vepër penale që kryhet më shumë nga zyrtarët vendorë. Shembullim më tipik janë drejtorët e bashkisë Tiraënës Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tushe. Në bashkëpunim me njëri-tjetr  in këtë zyrtarët paracaktonin fituesin e tenderit duke ia dhënë kompanisë “5D” e cila në të vërtetë zotërohej nga Molla dhe Qato.

 “Vihet re se, në skemën e kësaj vepre penale, kryesisht në ato fonde që lidhen me pushtetin lokal, fituesi është i paracaktuar. Përfituesi kryesisht është një person juridik, administratori i së cilit mund të jetë i afërm i një prej anëtarëve të strukturave të cilat kanë role vendimmarrës në shpalljen e fituesit, duke filluar nga Autoriteti Kontraktor, Ndërmarrja e Pasurisë Publike, Njësia e Prokurimit Publik apo Komisioni i Vlerësimit të Ofertave. Funksionari i lartë publik, si organizator të skemës korruptive, cakton një të besuar, të cilin e ka emëruar në një post të lartë drejtues në institucionin publik që ai drejton, p.sh., në rolin e “Drejtorit të Ndërmarrjes Publike”. Ky i fundit, për aq sa e lejon kompetenca dhe funksioni, ndan detyrat, ndjek të gjitha veprimet formale dhe jo formale në emër, dhe për llogari të drejtuesit të lartë. Veprimet korruptive mund të nisin që në fazën fillestare, pra të çeljes së fondit nga autoritetet kontraktore për projektin në fjalë, dhe për të vijuar më pas me akte dhe vendime, të cilat ndiqen nga titullari i autoritetit kontraktor”-Raporti i SPAK

Prokurorët tashmë kanë të identifikuar edhe korrupsionit që kryhet në kontratat e partnerittetit publik privat ose sic njihen ndryhse PPP-të.  SPAK thotë se vihet re një sofistikim i kësaj vepre penale dhe metode.

“Veprimet karakterizohen nga shkelje të rënda ligjore të detyrimeve, që organet shtetërore kanë për veprimet përgatitore për dhënien e konçensionit, ku përfshihen mospërgatitja në përputhje me ligjin e studimit të plotë të fizibilitetit të konçensionit, mospërllogaritja e vlerës së kontratës së konçensionit, mospërgatitja e dokumenteve të tenderit lidhur me zhvillimin e procedurës, moskryerja e veprimeve plotësuese të kërkuara nga ministritë e tjera sipas ligjit, moszbatimi i llojit të duhur të procedurës sipas ligjit, etj”- Raporti i SPAK

Roli i zyrtarëve të lartë në përcakttimin e fitueve të këtyre kontratave është mjaft i madh aq sa ata negociojnë paraprakisht pa u shapllur procedura  me kompanitë private duke kthyer garën në fiktive. 

“Këto ndërhyrje vijojnë edhe në hapat kyç të procedurave të tenderit, si dhe në ndikimin tek institucionet e tjera zyrtare, në kapërcim të kompetencave që i jep ligji, duke e kthyer garën për fitimin e tenderit në një konkurrim fiktiv”.-Raporti i SPAK

Një gjë tjetër që ka zbuluar SPAK në hetimin që u janë kryer kontratave konçesionare është roli që kanë kompanitë private pasi zyrtarët e shtetit i japin akses të plotë atyre. Rasti i hetimit të çështjes së inceneratorëve tregoi se çdo dokumet për këtë kontratë hartohej nga Klodian Zoto dhe më dërgohej në zyrat e shtetit për ta miratuar.

“Nga ana tjetër, shihet se shoqëritë konçesionare janë ato të cilat në “hije” dirigjojnë të gjithë procesin duke përgatitur, jo vetëm dokumentet që ju takojnë atyre sipas ligjit, por dhe ato të cilat duhet të përgatiten nga institucionet zyrtare. Skema fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë konçensionare, kryhet duke përdorur shoqëritë tregtare, të cilat kontrollohen në mënyrë të tërthortë nga funksionarë të lartë shtetëror, për të mbuluar natyrën e vërtetë të skemës korruptive të përftimeve të këtyre fondeve publike në mënyrë të paligjshme.”-Raporti i SPAK

Prokuroria e Posaçme ka bërë edhe një skeme të pastrimit të parave që vijnë nga korrupsioni ku pasi zyrtari bie dakord me personat që marrin kontratën publike. Pas kësaj pagesat kalojnë tek shoqeri tregtare të cilat kanë lidhje me zyrtarin. Në fazën tjetër kjo kompani i transferon paratë në llogari jashtë apo brenda vendit dhe qëllimi është investohen në pasuri të ndryshme.

“Tendenca është që, paraqitja e skemës së pastrimit të parave të organizohet e atillë që, shumësia e veprimeve ligjore dhe transaksioneve financiare që kryejnë personat juridik përfitues të këtyre fondeve, të duken si veprime të ligjshme. Këto veprime financiare copëzohen në dhjetëra transaksione në formë kryerjesh pagesash tek kompanitë, të cilat nënkontraktohen për të kryer punime të ndryshme sipas specialitetit të tyre. Në fakt, në disa raste, kompanitë e nënkontraktuara janë pjesë e të njëjtës skemë dhe kontrollohen nga të njëjtët individ, që kanë organizuar këtë skemë korruptive.”- Raporti i SPAK

Pavarësisht zbardhjes së skemave për shkak të disa hetimeve të rëndësishme për zyrtarë të të gjitha niveli SPAK ka hasur vështirësi për të gjetur paratë e korrupsionit. Zyrtarët dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë paligjshmëri janë mjaft të kujdeshëm për të boshatisur llogaritë dhe të cpoëzojnë transaksionet duke sjellë vështirësi në gjetjen e miliona eurove që kanë përfunduar si rryshfet ne xhepat e shtetarve shqiptarë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy