
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është takuar sot me kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani për ta uruar atë për postin e tij të ri drejtues.
Ambasada ameriane përmes një postimi në rrjete sociale ka zbardhur takimin e ambasadores me Dumanin.
znj.Kim ritheksoi që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin zbatimin e reformës në drejtësi, një kërkesë për aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
“Në këtë drejtim dhe për të çuar përpara jetësimin e faktit që Presidenti Biden e ka identifikuar luftën kundër korrupsionit si interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ne do të mbështesim plotësisht prokurorët dhe hetuesit e SPAK”.
Kjo, sipas Kim-it teksa “ndërtojnë mbi sukseset e deritanishme dhe intensifikojnë ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, në përputhje me ligjin, pa frikë apo favore”.
Postimi i plotë:
Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Kreun e ri të SPAK, Altin Dumani, për ta uruar atë për postin e tij të ri drejtues. Ajo ritheksoi që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fort zbatimin e reformës në drejtësi, një kërkesë për aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Në këtë drejtim dhe për të çuar përpara jetësimin e faktit që Presidenti Biden e ka identifikuar luftën kundër korrupsionit si interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ne do të mbështesim plotësisht prokurorët dhe hetuesit e SPAK teksa ndërtojnë mbi sukseset e deritanishme dhe intensifikojnë ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, në përputhje me ligjin, pa frikë apo favore. Askush nuk është mbi ligjin.
Rikujtojmë se ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ndjekur nga afër procesin e zgjedhjes së Dumanit.
Ky i fundit u prezantua zyrtarisht para stafit më 19 dhjetor.



